Përpjekje për avancimin e ambientit futbollistik

Guci/Plavë – Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq, dhe sekretari i përgjithshëm i këtij asociacioni Momir Gjurgjevac, qëndruan të premten e kaluar në vizitë zyrtare në komunat e Plavës, Gucisë, Rozhajës dhe Petnjicës, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale dhe të klubeve futbollistike nga komunat e përmendura.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, pas takimit që pati me udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, theksoi se vetëqeverisja lokale do t’i bëjë të gjitha përpjekjet që sa më parë t’i realizojë planet lidhur me avancimin e ambientit futbollistik në Guci.
“Më gëzon pa masë interesimi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, të kryesuar nga kryetari Saviqeviq, mbi situatën aktuale që ka të bëjë me futbollin në Guci. Besoj që në periudhën e ardhshme do t’ia dalim të realizojmë idenë e ndërtimit të stadiumit të ri futbollistik në Guci, si dhe presim përkrahje të rëndësishme të FFMZ-së në mbylljen e konstrukit të domosdoshëm financiar për finalizimin e këtij projekti”, theksoi znj. Çekiq, duke shtuar se “vetëqeverisja lokale e Gucisë do t’i vëjë në veprim përpjekjet maksimale në realizimin e të gjitha projekteve të dedikuara për avancimin e ambientit për marrjen me sport, e në veçanti me futboll”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat