Përfitojnë gjashtë klube në vend

Tuz – Komuna e Tuzit bëri ndarjen e mjeteve financiare për gjashtë klube sportive të cilat veprojnë në këtë komunë.
Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj firmosi të enjtën, më 18 maj 2023 kontratat me drejtuesit e klubeve sportive të cilat në bazë të konkursit publik janë shpallur fituese për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.
Nga ky institucion njoftojnë se nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2023 në bazë të konkursit publik dhe të vendimit të kryetarit të Komunës për këto klube sportive janë ndarë në total 36 mijë euro.
Klubet përfituese nga ky konkurs janë Klubi i Taekwondosë ,,Besa” me 14 mijë e 500 euro, Klubi i Futbollit ,,Malësia 2010” me 9 mijë euro, Klubi i Futbollit ,,Tuzi” me 3 mijë e 800 euro, Klubi i Taekwondosë ,,Alba” me 3 mijë e 500 euro, Klubi i vallëzimit ,,Tip Toe” 2 mijë e 700 euro dhe Klubi i Xhudos ,,Deçiq’’ 2 mijë e 500 euro.
Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj duke ju uruar suksese fituesve, premtoi se Komuna e Tuzit edhe në katër vitet e ardhshme do ketë në fokus investimin në sport dhe tek sportistët e rinj, të cilët japin kontributin e tyre në zhvillimin e Malësisë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat