Paraqitje e shkëlqyer e taekwondistëve të “Ulqinit” dhe “Besës”

Garuesit e “Ulqinit” dhe “Besës kanë fituar tetë nga 12 medalje sa ka fituar gjithsej përfaqësuesja e Malit të Zi. Suksesin më të madh e kanë arritur dy garueset e KT “Ulqini”, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga, të cilat janë shpallur kampione. Dy garuesit tjerë të këtij klubi, Enes Dushku dhe Amella Nuti fituan medalje të argjendta, ashtu sikurse edhe Zinedin Beqaj nga KT “Besa”. Medalje të bronzta kanë fituar garuesit e KT “Besa” - Aurora Vulaj, Isra Jusufgjokaj dhe Leo Gegaj

Garuesit e klubeve të taekwondosë “Ulqini” dhe “Besa”, të cilët mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Malit të Zi, janë paraqitur denjësisht në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla, i cili është mbajtur gjatë fundjavës (18-19 qershor 2022) në San Marino.
Ata kanë fituar tetë medalje (katër medalje garuesit e “Ulqinit” dhe katër medalje garuesit e “Besës) nga 12 medalje sa ka fituar gjithsej përfaqësuesja e Malit të Zi.
Suksesin më të madh e kanë arritur dy garueset e KT “Ulqini”, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga, të cilat janë shpallur kampione dhe janë kurorëzuar me medalje të arta në këtë aktivitet të rangut G2/E2, duke fituar pikë te vlefshme për ranglistën botërore.
Dy garuesit tjerë të këtij klubi, Enes Dushku dhe Amella Nuti, fituan medalje të argjendta.
Medalje të argjendtë fitoi edhe Zinedin Beqaj nga KT “Besa”, i cili në finale, në kategorinë -68 kg ka humbur nga përfaqësuesi i Luksemburgut.
Medalje të bronzta, në kategorinë -63 kg, kanë fituar garuesit e KT “Besa”, Aurora Vulaj, Isra Jusufgjokaj dhe Leo Gegaj.
Garuesit e përfaqësueses së Malit të Zi, anëtarë të klubeve “Ulqini”, “Besa”, “Montenegrostars” dhe “S3” kanë fituar gjithsej 12 medalje – nga katër medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Kampionati Evropian për shtetet e vogla në San Marino ka tubuar 103 garues nga nëntë shtete.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat