Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë shënuar një tjetër sukses gjatë fundjavës së shkuar në Turneun ndërkombëtar “Tirana Select 2023”, që është mbajtur të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ata kanë fituar gjithsej 23 medalje, prej të cilave 15 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, si dhe tre trofe dhe trofe personal.
Medalje të arta kanë fituar Eren Karaminxhoja, Rijad Dervishi, Denis Çoba, Rejan Hidri, Gani Resulbegu, Rea Nelaj, Ensar Doda, Noar Mavriq, Edin Kollar, Xhenan Tivari, Erina Tula, Alba Mustafa, Nejra Dervishi, Jamin Peku dhe Ajan Brashnjani, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Edina Kollar, Sara Doda dhe Hakush Fici, kurse medalje të bronzta Erdi Resulbegu, Nermin Sulejmani, Fabian Zadrima dhe Amella Nuti.
Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se sportisti më i suksesshëm ishte Eren Karaminxhoja me katër ndeshje të fituara, duke u shpërblyer me kupën Best Children.
Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” fitoi trofeun e vendit të parë në kategorinë Children, trofeun e vendit të tretë – kategoria kadetë dhe trofeun e vendit të tretë në klasifikimin e përgjithshëm.
Në turne kanë marrë pjesë rreth 450 garues të 27 ekipeve nga pesë vende të rajonit, kurse KT “Ulqini” është përfaqësuar me 28 garues.
(Kohapress)