Një histori suksesi

Ndonëse nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Parë të Malit të Zi, futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut janë bërë pjesë e historisë duke arritur suksesin më të madh në historinë e këtij klubi

Edhe optimistët më të mëdhenj në fillim të sezonit nuk do ta besonin se futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut, debutues në Ligën e Dytë të Malit të Zi, do të luftonin deri në fund të kampionatit për kreun e tabelës. Pas largimit të sponsorit korean, i cili u promovua me të madhe si shpëtimtari i klubit të futbollit nga Ulqini, u mendua se “Otrant-Olympic” do të pësojë fatin e viteve të mëparshme kur pas një apo dy sezoneve të mira, pasoi lufta për mbijetesë.
Ulqinakët e nisën mirë kampionatin në Ligën e Dytë të Malit të Zi me fitore të njëpasnjëshme dhe nëse në fillim fitoret do të cilësoheshin si fat, pas fazës së parë askush nuk kishte të drejtë të përdorte këtë epitet sepse nga java në javë futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut arritën të çimentonin pozicionin e tyre në krye të tabelës. Nëse objektivi në fillim të kampionatit ishte mbijetesa në Ligën e Dytë, orekset rriteshin pas çdo ndeshjeje. I. Kallaba

Të fundit

më të lexuarat