Një fitore që nuk është vetëm sportive

Kjo është fitorja e dytë më e rëndësishme kundër Serbisë, pas asaj të 14 tetorit 2014, kur ndeshja në stadiumin e Partizanit në Beograd u ndërpre për shkak të incidenteve dhe më pas u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 për Shqipërinë. Me këtë fitore Shqipëria i ka rritur shanset për t’u kualifikuar në play off si vendi i dytë në grup dhe për të ëndërruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026

Fitorja historike e Shqipërisë kundër Serbisë në fushën kundërshtare në Leskovac, në kuadër të kualifikimit në grupe për Botërorin e vitit 2026, i tejkalon përmasat e një fitoreje sportive.
Ajo na bën të ndjehemi krenarë si shqiptarë, nisur edhe nga marrëdhëniet e tensionuara shqiptaro-serbe, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Fitoren e bën edhe më të madhe fakti se ajo u arrit në Leskovac – një prej qyteteve që të përkujton të kaluarën e dhembshme të shqiptarëve, të cilët u dëbuan me dhunë nga ky qytet dikur me shumicë shqiptare.
Kjo është fitorja e dytë më e rëndësishme kundër Serbisë, pas asaj të 14 tetorit 2014, kur ndeshja në stadiumin e Partizanit në Beograd u ndërpre për shkak të incidenteve dhe më pas u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 për Shqipërinë.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma (11 tetor 2025), Shqipëria fitoi 1:0 falë golit të sulmuesit Rei Manaj, i cili shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Me këtë fitore Shqipëria i ka rritur shanset për t’u kualifikuar në play off si vendi i dytë në grup dhe për të ëndërruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, që për herë të parë do të mbahet në tre vende (Kanada, Meksiko dhe SHBA). Ky do të ishte një sukses historik për Shqipërinë, por edhe për kombin shqiptar, pas kualifikimit në Kampionatin Evropian në Francë në vitin 2016.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat