Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka marrë pjesë të shtunën (5 shkurt 2025) në Turneun ndërkombëtar “Bosna Open Traditional”, që është mbajtur në qytetin Visoko të Bosnjë e Hercegovinës.
Ky klub është paraqitur me dhjetë garues, nëntë prej të cilëve kanë qenë të suksesshëm, duke u shpërblyer me medalje (pesë medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe tri medalje të bronzta). Kështu medalje të arta kanë fituar Rajana Bogdani, Gani Resulbegu, Nejra Dervishi, Rijad Dervishi dhe Xhihan Maniq, medalje të argjendtë Xhenan Tivari, kurse medalje të bronzta Nermin Sulejmani, Eren Karaminxhoja dhe Bekim Dibra.
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se ky aktivitet sportiv tuboi mbi 600 garues nga vendet e rajonit.
Nga ky klub kanë bërë të ditur se sfida e radhës për garuesit e tij do të jetë pjesëmarrja në dy aktivitete sportive shumë të rëndësishme në Estoni: Grand Prix Evropian, Seria 1, që do të mbahet më 9-11 prill 2025, ku do të marrin pjesë garuesit Enes Dushku dhe Sara Kraja, si dhe
Kampionatin Evropian për Fëmijë, që do të mbahet më 12-14 prill 2025, ku KT “Ulqini”-n do ta përfaqësojnë garuesit Asija Kollari, Nejra Dervisheviq dhe Denis Çoboviq.
(Kohapress)