Më 13-14 shtator 2025, në Hamburg të Gjermanisë u zhvillua Liga Botërore në sportin olimpik të taekwondosë për nivelin G/E2.
Ky aktivitet i madh ndërkombëtar, një nga garat më të rëndësishme të vitit në këtë sport,
mblodhi rreth 1 600 sportistë nga 74 vende të botës, në mesin e të cilëve edhe tre garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”.
Nga ky klub kanë bërë të ditur se më e suksesshmja nga garuesit e tyre ishte Sara Kraja, e cila arriti të fitojë medaljen e bronztë. Në ndeshjen e parë ishte e lirë si bartëse e listës, në ndeshjen e dytë triumfoi kundër garueses nga Gjermania, ndërsa në gjysmëfinale humbi nga garuesja e Belgjikës, duke siguruar medaljen e bronztë dhe njëkohësisht pikë të vlefshme olimpike.
Dy garuesit tjerë të KT “Ulqini”, Enes Dushku dhe Amela Nuti, pavarësisht se sipas drejtuesve të këtij klubi patën paraqitje të mira, humbën që në ndeshjet e para nga kundërshtarët e tyre prej Belgjike, respektivisht Polonie.
Udhëheqja e KT “Ulqini” ka falënderuar sponsorët dhe përkrahësit e tyre.
(Kohapress)
