Medalje e argjendtë në turneun ndërkombëtar G2/E2 në Belgjikë

Garuesja e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”, Sara Kraja, ka fituar medalje të argjendtë në turneun ndërkombëtar të nivelit G2/E2, që gjatë fundjavës është mbajtur në Belgjikë.
Ajo ka humbur në finale nga garuesja e Holandës pasi që më parë kishte fituar tri ndeshje – ndaj garueseve të Francës, Kanadasë dhe Greqisë.
Dy garueset tjera të këtij klubi, Arta Ismailaga dhe Amela Nuti, nuk arritën të fitojnë medalje.
Ismailaga fitoi ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Francës, ndërsa humbi në ndeshjen e dytë. Ndërkaq Nuti u ndalua që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Polonisë.
Turneu ndërkombëtar i nivelit G2/E2 është një ndër aktivitetet më të mëdha në sportin olimpik të taekwondosë të këtij niveli në Evropë. Ai shërben për rang-listën botërore dhe grumbullimin e pikëve për lojërat olimpike.
Në turneun e sivjetshëm morën pjesë 1 600 sportistë nga 74 vende, kurse KT “Ulqini” u përfaqësua me tri garuese.
Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë sponsorët për përkrahjen e sportistëve të tyre.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat