Medalje e argjendtë dhe pikë të vlefshme olimpike

Suksesin më të madh e arriti Enes Dushku, i cili fitoi medaljen e argjendtë dhe siguroi gjashtë pikë në ranglistë. Amella Nuti fitoi ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Italisë, ndërsa humbi në ndeshjen e dytë nga përfaqësuesja kroate. Edhe pse nuk fitoi medalje, ajo siguroi disa pikë olimpike. Ndërkaq, Sara Kraja humbi që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Serbisë

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë gjatë fundjavës (22-23 shkurt 2025) në dy turne ndërkombëtare.
Tre garues të këtij klubi morën pjesë në Ligën Botërore, niveli G1, që u mbajt në Slloveni, ku pjesëmarrës ishin mbi 1 000 garues nga rreth 50 vende.
Suksesin më të madh e arriti Enes Dushku, i cili fitoi medaljen e argjendtë dhe siguroi gjashtë pikë në ranglistë. Ai arriti tri fitore deri në ndeshjen finale, ku pësoi humbje nga përfaqësuesi i Spanjës me rezultatin 2:1 në raunde.
Garuesja Amella Nuti fitoi ndeshjen e parë kundër përfaqësueses së Italisë, ndërsa humbi në ndeshjen e dytë nga përfaqësuesja kroate. Edhe pse nuk fitoi medalje, ajo siguroi disa pikë olimpike.
Ndërkaq, Sara Kraja humbi që në ndeshjen e parë nga përfaqësuesja e Serbisë.
Në garën tjetër të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, KT “Ulqini” u përfaqësua me katër garues, të cilët arritën sukses të lakmueshëm.
Sportistët Nejra Dervishi dhe Xhihan Maniq fituan nga dy ndeshje dhe u shpërblyen me medalje të arta, ndërsa Rajana Bogdani dhe Gani Resulbegoviq fituan ndeshjet e para, por humbën ndeshjet e dyta duke fituar medalje të bronzta.
Në këtë turne kanë marrë pjesë rreth 500 sportistë nga pesë vende të rajonit.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat