Me medalje u shpërblyen dhjetë sportistë të Klubit të Taekwondos “Besa”

Gjatë fundjavës së kaluar, sportistët e Klubit të Taekwondosë “Besa” nga Tuzi morën pjesë në dy aktivitete të rëndësishme në Karllovac të Kroacisë.
Të premten e kaluar u mbajt seminari nga ana e mjeshtrit të madh korean nga Vjena, Lee Kwang Bae, i cili bashkë me nikoqirin, mjeshtrin e madh, Mirosllav Brezhan, organizuan këtë ngjarje ndërkombëtare ku morën pjesë sportistë nga Ukraina, Kroacia dhe Mali Zi.
Në këtë garë, brezat si mjeshtra 4, 3 ,2, dhe 1 Dan, arritën t’i fitojnë 30 sportistë, mes tyre edhe sportistë nga klubi i ‘Besës’.
Ndërkaq, një ditë më vonë, të shtunën e kaluar, u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar, “Karllovac Open”, ku sportistët e ‘Besës’ morën pjesë në dy disiplina, në Lufta dhe Forma.
Në të dyja këto aktivitete, ku gjithsej garuan 44 klube nga 11 shtete të Evropës, me afro 500 sportistë pjesëmarrës, medalje arritën të fitojnë 10 sportistë nga Klubi Taekwondo i “Besa” nga Tuzi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat