Fitorja më e madhe në histori për Malin e Zi është vlerësuar ajo ndaj Sllovenisë, e arritur të hënën mbrëma në kuadër të Kampionatit Evropian të Hendbollit, në Debrecin të Hungarisë.
Mali i Zi fitoi me rezultatin e ngushtë 33:32, ndërsa portieri Nebojsha Simiq bëri pritje vendimtare në fund.
Mali i Zi përfundoi i dyti në grupin A me 4 pikë dhe u kualifikua në raundin kryesor, së bashku me Danimarkën, fituesen e Grupit A. Sllovenia përfundoi e treta dhe u eliminua, së bashku me Maqedoninë e Veriut, e cila u rendit në vendin e fundit në grup.
Mali i Zi ka shënuar dy fitore (kundër Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë) dhe një humbje (nga Danimarka) në fazën e parë,
Në fazën kryesore të Kampionatit Evropian do të garojnë 12 ekipet më të mira, të ndara në dy grupe me nga gjashtë ekipe.
Edicioni i 15-të i Kampionatit Evropian në Hendboll ka filluar më 13 janar dhe do të zgjasë deri më 30 janar. Ai zhvillohet në Hungari dhe Sllovaki, ndërsa në të marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Ky është edicioni i dytë që zhvillohet me 24 kombëtare.
Kualifikohet në raundin kryesor të Euro 2022
Kampionati Evropian zhvillohet në Hungari e Sllovaki. Ai ka filluar më 13 janar dhe do të zgjasë deri më 30 janar. Në fazën kryesore të Kampionatit Evropian do të garojnë 12 ekipet më të mira, të ndara në dy grupe me nga gjashtë ekipe
