Klubi i Taekwondosë “Ulqini” e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2018 dhe si duket, sukseset për këtë klub gjatë këtij viti nuk kanë të ndalur. Pas trofeve në turne të ndryshme rajonalë dhe ndërkombëtarë, ka ardhur një trofe i ri. Kësaj radhe, garuesit e këtij klubi në kategorinë e pionierëve kanë fituar vendin e parë në Turneun ndërkombëtar “Top Tirana Open” 2018, i cili është mbajtur të shtunën, ku kanë marrë pjesë 530 garues të 50 klubeve nga 11 shtete. (Kohapress)
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore