KT “Ulqini” fitoi vendin e parë në forma

Medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Ardit Dervishi dhe Dorian Vukaj, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Nermin Sulejmani, Amra Dushku, Berina Mustafa, Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, ndërsa medalje të bronzta Eren Karaminxhoja, Hakush Fici, Bledar Kasmi, Amar Bakalli dhe Amella Nuti

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, duke u kurorëzuar me kupë, në Turneun ndërkombëtar “Asteriks Kup” që u mbajt gjatë fundjavës në Nish të Serbisë.
“Ulqini” është përfaqësuar me 20 sportistë, në të dyja disiplinat – forma dhe ndeshje.
Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Ardit Dervishi dhe Dorian Vukaj, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Nermin Sulejmani, Amra Dushku, Berina Mustafa, Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, ndërsa medalje të bronzta Eren Karaminxhoja, Hakush Fici, Bledar Kasmi, Amar Bakalli dhe Amella Nuti.
Ky aktivitet sportiv mblodhi gjithsej 870 sportistë të 97 ekipeve nga 18 vende të ndryshme.
Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e garuesve për përkrahjen morale dhe financiare, si dhe sponsorët për lehtësimin e shpenzimeve të udhëtimit.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat