Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar tetë medalje dhe tre trofe në Turneun ndërkombëtar “Haxhiqi friends”, që është mbajtur të shtunën (24. 09. 2022) në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Garuesit e këtij klubi kanë fituar shtatë medalje të arta dhe një medalje të bronztë.
Sipas deklaratës për shtyp të KT “Ulqini”, sportisti më i suksesshëm i këtij klubi dhe i turneut ishte Eren Karaminxhoja, i cili fitoi katër ndeshje. Po ashtu Amell Nuti u shpall sportisti më i suksesshëm në disiplinën e formave. Përpos këtyre dy trofeve individuale, KT “Ulqini” fitoi trofeun edhe për vendin e parë në disiplinën e formave.
Me medalje të arta janë kurorëzuar: Amra Dushku, Amell Nuti, Berina Mustafa, Adnan Mekiq, Dorian Vukaj, Eren Karaminxhoja dhe Ajan Brashnjani, kurse me medalje të bronztë Rijad Dervishi.
Turneu në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës tuboi 480 sportistë të 41 ekipeve nga pesë vende të rajonit, në të dyja disiplinat: ndeshje dhe forma, kurse KT “Ulqini” u përfaqësua nga tetë garues.
(Kohapress)