KT “Ulqini” fitoi 19 medalje dhe 3 trofe

Garuesit e këtij klubi fituan gjithsej 19 medalje, prej të cilave 15 medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Në renditjen sipas kategorive, KT “Ulqini” zuri vendin e parë në kategorinë e fëmijëve dhe të kadetëve, si dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Sportistja Amra Dushku u shpall garuesja më e suksesshme në kategorinë e juniorëve, ndërsa Nermin Sulejmani garuesi më i suksesshëm në kategorinë për fëmijë

Të dielën në Prishtinë u mbajt Turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “3rd Kosova Open 2022”, ku morën pjesë rreth 450 garues të 30 ekipeve nga 12 vende, në mesin e të cilëve edhe 24 garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini”.
Garuesit e këtij klubi fituan gjithsej 19 medalje, prej të cilave 15 medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Me medalje të arta u kurorëzuan Eren Karaminxhoja, Nermin Sulejmani, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Amra Dushku, Iman Lihari, Herona Avdiq, Hava Malokraja, Noar Mavriq, Ajan Brashnjani, Sara Doda dhe Ensar Doda, me medalje të argjendta Erdi Resulbegoviq, Riad Dervishi dhe Adna Sulejmani, kurse me medalje të bronztë Denis Çobi. Garuesit e KT “Ulqini” fituan po ashtu tre trofe dhe dy çmime personale.
Në renditjen sipas kategorive, KT “Ulqini” zuri vendin e parë në kategorinë e fëmijëve dhe të kadetëve, si dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Sportistja Amra Dushku u shpall garuesja më e suksesshme në kategorinë e juniorëve, ndërsa Nermin Sulejmani garuesi më i suksesshëm në kategorinë për fëmijë.
Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar kompaninë “Hana Tours” për përkrahjen e këtij klubi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat