Viti 2016 do të mbahet gjatë në mendjen e krenarisë së sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendit.
Xhudistja pejane në vitin që iku, ka arritur majat e botës, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadën e “Rio 2016” dhe duke triumfuar në shumë turne të mëdha ndërkombëtare.
Majlinda është sportistja e parë që i sjell medalje të artë Kosovës, në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, sukses ky që shumë shtete të tjera e ëndërrojnë me dekada.
Majlinda në një intervistë për Kosova Press është shprehur tejet e lumtur me sukseset e arritura në vitin 2016, sidomos këto suksese vijnë pas lëndimeve që kishte xhudistja në vitin 2015.
Ajo thotë se viti 2016 është viti më i mirë në jetën e saj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore