Katër medalje të arta dhe dy medalje të argjendta

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një tjetër sukses në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondo-së, i cili u mbajt të shtunën në Zrenjanin.
Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjashtë medalje, prej të cilave katër medalje të arta dhe dy medalje të argjendta.
Me medalje të arta janë kurorëzuar Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Fiona Kraja dhe Bledar Kasmi, kurse me medalje të argjendta Amra Dushku dhe Medina Kanaqi.
Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se ata janë përfaqësuar me gjashtë garues, në mesin e 600 garuesve nga nëntë vende që kanë marrë pjesë në këtë turne.
Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë për mbështetjen Fabrikën e Mobiljeve “Kurti”, “Kurti Ulcinj”, firmën “Mastering” dhe prindërit e garuesve, për të marrë pjesë në këtë turne.  (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat