Kampionati Ballkanikdhe Kupa Ballkanike 2024 – Oradea, Rumani

Gjatë tre ditëve të vikendit 29-30.11. dhe 01.12.2024, në qytetin e Oradeas u mbajt kampionati Ballkanik në sportin olimpik të Taekwondosë. Ky aktivitet i Taekwondosë grumbulloi afër 1100 sportistë. Në këtë kampionat mori pjesë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi, ku në përbërje kishte edhe 9 sportistë nga qyteti i Ulqinit. Garuesit e klubit të Taekwondosë “Ulqini” arritën të sjellin 8 medalje Ballkanike.
Më i suksesshmi ishte sportisti Enes Dushku, me 4 ndeshje të fituara, i cili u shpall kampion i Ballkanit për vitin 2024, duke fituar medaljen e artë.Ky është titulli i katërt kampion i Ballkanit për sportistin Enes Dushku. Enesi u shpall edhe sportisti më i suksesshëm në kategorinë Junior.
Paraqitje të mirë patën edhe 3 sportistët të tjerë, që arritën deri në finale: Sara Kraja, Denis Çoboviq dhe Rijad Dervishi.Ata fituan dy ndeshje të para, por në finale fati nuk ishte në anën e tyre dhe me këtë fituan titullin nënkampion të Ballkanit për vitin 2024, duke marrë medalje të argjendtë. Me medalje të bronzit u shpërblyen sportistët: Amra Dushku, Merisa Malokraja, Amella Nuti dhe Ajan Brashnjani.
Falënderojmë sponsorët për mbështetje!

Fikret Dushku

Të fundit

më të lexuarat