Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një sukses tjetër të rëndësishëm duke zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, në Turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë, që u mbajt të shtunën në Kakanj të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Garuesit e këtij klubi kanë fituar nëntë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta, pesë medalje të bronzta si dhe trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave.
Medalje të arta kanë fituar Ajan Brashnjani, Enes Dushku, Adnan Mekiq, Berina Mustafa, Amel Nuti, Adit Dervishi, Dorian Vukaj, Amra Dushku dhe Sumeja Bisha, medalje të argjendta Bledar Kasmi, Hakush Fici, Adna Sulejmanoviq, Erdi Resulbegoviq, Berina Kollari, Selma Demiri dhe Enes Dushku, kurse medalje të bronzta Noar Mavriq, Fabian Zadrima, Nermin Sulejmanoviq, Herona Avdiq dhe Amela Nuti.
Në turne kanë marrë pjesë gjithsej 520 garues të 38 ekipeve nga pesë vende të rajonit. KT “Ulqini” është përfaqësuar me 22 garues, në të dyja disiplinat: ndeshje dhe forma.
(Kohapress)