Hapi turneun ndërkombëtar të volejbollit “Grebaje 2024”

Guci – Kryetari i Lidhjes volejbollistike të Malit të Zi, Nikolla Kazhiq dhe sekretari i përgjithshëm i lidhjes volejbollistike në fjalë, Ivan Boshkoviq, kanë qenë të pranishëm në turneun tradicional ndërkombëtar për volejbolliste “Gusinje 2024” (Gucia 2024).
Kryetari Kazhiq në hapjen e turneut ka përshëndetur të pranishmit dhe ka theksuar se ndien kënaqësi të madhe që është në Guci, në këtë turne tradicional dhe se Lidhja volejbollistike e Malit të Zi përherë do të marrë pjesë dhe do t’u ofrojë përkrahje gjithë turneve të cilat kanë për qëllim popullarizimin e volejbollit.
Në turneun të cilin e ka organizuar Klubi volejbollistik “Grebaje” nga Gucia, kanë marrë pjesë ekipet e klubeve volejbollistike “Ibar” nga Rozhaja dhe “Peja” nga qyteti i Pejës nga Kosova.
Drejtori i Klubit volejbollistik të femrave “Grebaje” nga Gucia, Shefkija Mullamekiq ia ka dorëzuar kryetarit Kazhiq fletëfalënderimin Lidhjes volejbollistike të Malit të Zi, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen e Portalit “Gusinje-Plav.com”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat