Hamad Megjedoviq dhe Valentin Rojer, fitues të dy turneve në Ulqin

Në terrenet e Klubit të Tenisit “ Bellevue” në Ulqin përfundoi turneu i parë dhe i dytë profesional në tenis “ Azull Beach Resort Montenegro Tour”. Drejtori i këtij turneu Senad Tafa njofton se fitues i turneut të parë në singël ishte tenisti serb Hamad Megjedoviq, kurse në double Cezar Cretu dhe Cukierman. “ Fitues i turneut të dytë është francezi Valentin Royer, i cili në finale mundi italianin Samuel Vinstent Ruggeri me rezultat 6:2, 6:2. Ky tensit është bartësi katërt i këtij turneu dhe aktualisht ndodhet në vendin e 499-të në rang listën botërore ( ATP). Në kategorinë double fitues u shpallën dyshja nga Italia Stefano Reitano dhe Alessio Zanoti” pohon Tafa. Sipas fjalëve të tij turneu i parë është luajtur për fondin shpërblyes prej 25.000$, i dyti për një fond shpërblyes prej 15.000$, kurse i treti për një fond shpërblyes prej 25.000$. Tafa shtoi se në turneun e dytë morën pjesë 61 tenistë nga më shumë se 21 shtete nga e gjithë bota. “ Cilësia e lojërave të deritashme ishin në nivel të lartë profesional. Shpresojmë që edhe në dy turnetë e radhës që filluan më 17 maj dhe do të përfundojnë kah fundi i këtij muaji adhuresit e këtioj sporti do të mund të shohim tenis të mirë. ”, shprehet Tafa.
Rikujtojmë se në këto turne përveç tenistëve të huaj marrin pjesë tenistët më të mirë malazezë dhe kjo do të jetë një provë para pjesëmarrjes në Devis Cup. Organizatorë të kësaj gare sportive janë Federata e Tenisit të Malit të Zi, Klubi i Tenisit “Bellevue” dhe kompleksi hotelier “Karisma”. “Për kënaqësinë e madhe të KT” Bellevue” dhe qytetit të Ulqinit, qyteti ynë është përsëri një qendër tenisi ku dashamirët e tenisit mund të shohin tenis shumë të mirë duke pasur parasysh cilësinë e garuesve pjesëmarrës, por edhe tenistëve vendas të cilët po përpiqen të arrijnë rezultate sa më të mira vit pas viti. Federata e Tenisit të Malit të Zi edhe një herë kishte mirëkuptim për të shfrytëzuar autoritetin e saj me Federatën Botërore (ITF) për të siguruar organizimin e turneve të tilla, duke mbështetur në këtë mënyrë edhe parasezonin turistik në Ulqin” nënvizoi Tafa.

(Gj.Gjonaj)

Të fundit

më të lexuarat