Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, sipas të gjitha gjasave në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit.
Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, të premten për mediat italiane ka konfirmuar negociatat me ekipin francez.
Ai ka thënë se klienti i tij, përfundimisht do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.
“Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë ndarja edhe zyrtarisht. Një nga klubet që po flasim është edhe Paris Saint-Germaini. Pra, është një mundësi por ende nuk ka asgjë konkrete pasi në fund të edicionit do të vlerësojmë të gjitha alternativat”, ka thënë Giuffredi.
27-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2015, kurse këtë sezon ka 18 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat.
(Koha Net)