Fitues i medaljes së artë në Kampionatin Evropian për Klube të Taekwondosë

Sportisti nga Malësia me përvojë disavjeçare në sportin e Taekwondosë, Zinedin Beqaj ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Klube të Taekwondosë i cili u zhvillua në Tiranë nga data 13-16 qershor, në të cilin morën pjesë 433 ekipeve nga 49 shtete.
Sportisti, Zinedin Beqaj, në garën eliminuese e ka mundur përfaqësuesin e Turqisë, Kaya Omura, ndërsa në luftën për marrjen e medaljes e ka eliminuar britanikun, Okli Rajta.
Zinedin Beqaj, në garën finale të Kampionatit Evropian për Klube të Taekwondosë të katëgorisë deri në 74 kilogram, e mposhti sportistin nga Turqia, Furk Koprea.
Për këtë fitore z. Beqaj e kanë uruar nga Komuna e Tuzit duke u shprehur se ky sukses i madh i bën krenarë të gjithë, dhe se një sukses i tillë është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe talentit.
“Të uroj suksese të mëtejshme në karrierën tënde sportive dhe të falënderoj për këtë nder të madh që i ke bërë komunitetit tonë. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera të mëdha” është shprehur në urimin e tij, kreu i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.
Gjithashtu, urime të ngrohta ndaj suksesit të sportitit Zinedin Beqaj nuk kanë munguar as nga zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj dhe nga ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.
Sportisti i talentuar dhe i sukseshëm nga Malësia aktualisht është anëtar i Klubit të Taekwondos së Podgoricës, S3, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Klubit të Taekwondos “Besa” nga Tuzi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat