Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar tetë medalje, prej të cilave katër medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, në turneun ndërkombëtar që është mbajtur gjatë fundjavës në Ohër të Maqedonisë.
Medalje të arta kanë fituar Denis Çobi, Amella Nuti, Sara Kraja dhe Eren Karaminxhoja, medalje të argjendta Adna Sulejmani dhe Nermin Sulejmani, ndërsa medalje të bronzta Enes Dushku dhe Rijad Dervishi.
Përpos medaljeve të arta, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Denis Çobi u shpallën garuesit më të suksesshëm të këtij aktiviteti me nga tri ndeshje të fituara, duke u shpërblyer me çmime personale.
KT “Ulqini” është përfaqësuar nga tetë garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë rreth 450 garues të 24 ekipeve nga pesë vende të rajonit.
(Kohapress)