Është mbajtur turneumemorial në futbolltë vogël “Elmaz -Mazo Çekiq”

Guci – Turneu memorial në futboll të vogël “Elmaz – Mazo Çekiq”, edhe këtë vit për të 11-ën herë me radhë është mbajtur në Guci. Turneu me fondin më të madh shpërblyes dhe me skuadrat më cilësore, këtë vit ka mbledhur 16 skuadra nga: Gucia, Plava, Murina, Berani, Bijello Pola, Mojkovaci, Podgorica dhe nga ca qytete të rajonit. Në atmosferë të shkëlqyer tifozët për 20 ditë sa ka zgjatur turneu, janë dëfryer dhe kënaqur në shkathtësitë dhe mjeshtëritë e lojtarëve më cilësorë të futbollit të vogël. Fondi i tërësishëm shpërblyes i turneut në fjalë është 10.000 dollarë. Në lojërat fer, atraktive dhe cilësore, vendin e parë e ka zënë skuadra Rocco steck hous, e cila është shpërblyer me 5.000 dollarë, të dytin skuadra Rosi gem, e shpërblyer me 2.500 dollarë dhe të tretin skuadra Admiral bet PG dhe shpërblimi 1.500 dollarë. Organizatori i turneut me 1.000 dollarë e ka shpërblyer skuadrën më së miri të plasuar, e cila në radhët e veta ka pasur më se gjysmën e lojtarëve nga trevat e Gucisë dhe Plavës. Shpërblimin në fjalë e ka fituar skuadra Shisha bar “Moloko”. Shpërblime u janë ndarë dhe dorëzuar edhe lojtarit dhe portierit me të mirë të turneut. Shpërblimet në të holla dhe kupat laureatëve ua kanë dorëzuar ish-lojëtarët e Klubit Futbollistik “Gusinje” nga Gucia si dhe kryetarja e Komunës se Gucisë, Anella Çekiq, e cila skuadrës fituese të turneut memorial të futboll të vogël “Elmaz – Mazo Çekiq” ia ka dorëzuar shpërblimin prej 5.000 dollarësh dhe kupën. Organizatorë dhe sponsorë të turneut në fjalë janë Komuna e Gucisë dhe shoqëria nga Nju Jorku.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat