Enes Dushku nga Klubi Taekwondo “Ulqini” fitoi medaljen e bronztë

Gjatë fundjavës së kaluar 17- 19 maj 2024, në Nish të Serbisë u mbajt Premier Liga Evropiane e nivelit E2 në sportin olimpik të Taekwondos, “Asteriks Cup”, në të cilën mori pjesë edhe Klubi i Taekwondos “Ulqini”.
Aktiviteti sportiv në fjalë, grumbulloi mbi 1400 sportistë, 113 ekipe nga 26 vende.
“Taekwondo Ulqini u paraqit me 5 sportistë: Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti, Enes Dushku dhe Rijad Dervishi. Më i suksesshmi ishte sportisti Enes Dushku, i cili arriti të fitojë medaljen e bronztë, me tre ndeshje të fituara dhe pikë te vlefshme për ranglistën Evropiane”, njoftojnë nga Klubi Taekwondo “Ulqini”.
Më tutje theksohet se paraqitje të mirë patën edhe Arta me Sarën, duke fituar ndeshjet e para.
“Arta në ndeshjen e dytë ndalet nga numri 1 i ranglistës Evropiane, kurse Sara në ndeshjen e dytë, për shkak të lëndimit, dhe kështu ajo nuk arriti të vazhdojë. Sportistët Amella dhe Rijadi u ndalën në ndeshjet e para” njoftojnë nga ky klub sportive.
Premier Liga e radhës do të jetë ajo në Luxemburg me 7-9 qershor 2024.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat