Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një tjetër sukses në turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Top Tirana Trophy 2021”, që u mbajt të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Ulqini” ka marrë pjesë me 35 garues në të dyja disiplinat: forma dhe ndeshje. Në disiplinën e sparingut, “Ulqini” fitoi nëntë medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, kurse në disiplinën e formave shtatë medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta.
Në renditjen e përgjithshme “Ulqini” fitoi trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave dhe trofeun e vendit të dytë në disiplinën e sparingut, për kategorinë e kadetëve.
Në disiplinën e ndeshjeve, me medalje të arta u kurorëzuan Amar Bakalli, Sara Doda, Hakush Fici, Gabriel Jankoviq, Eren Karaminxhoja, Sara Kraja, Hava Malokraja, Merisa Malokraja dhe Dorian Vukaj, medalje të argjendta Amra Dushku, Lejla Elezoviq, Amella Nuti dhe Nermin Sulejmani, kurse medalje të bronzta Selma Demiri, Enes Dushku, Arta Ismailaga dhe Noar Mavriq.
Në disiplinën e formave medalje të arta fituan Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Ajan Brashnjani, Amell Nuti, Leona Lleshi, Dion Mustafa dhe Vesa Dervishi, medalje të argjendta Amra Dushku, Enes Dushku dhe Adna Sulejmani, ndërsa medalje të bronzta Selma Demiri, Berina Kollari, Berina Mustafa dhe Sara Dervishi.
Në turne morën pjesë 500 garues të 74 ekipeve nga 12 vende.
Trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, falënderon organizatorët e turneut Leo Kapri dhe Endri Hoxha, prindërit e garuesve për përkrahje si dhe sponsorët Fabrika e Mobiljeve “Kurti” dhe Agjencinë “Hana Tours”.
(Kohapress)