KT “Ulqini” ka fituar trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, si dhe trofeun për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për kategorinë e kadetëve të rinj. Garuesit e tij kanë fituar 11 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar dy trofe dhe 28 medalje në Turneun Ndërkombëtar “Sarajevo Open 2018”, i cili është mbajtur gjatë fundjavës në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se “Ulqini” është përfaqësuar me 26 garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë rreth 700 garues të 61 klubeve nga shtatë shtete.
Ai ka fituar trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, si dhe trofeun për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për kategorinë e kadetëve të rinj.
Garuesit e “Ulqini”-t kanë fituar 11 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta.
Në disiplinën e formave, medalje të arta kanë fituar Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Amell Nuti, Xheneta Kanaqeviq, Medina Kanaqeviq dhe Ardit Dervishi, medalje të argjendta Amra Dushku, Arta Ismailaga, Edina Kraja, Enes Dushku dhe Amrudin Hoxha, ndërsa medalje të bronzta Sara Kraja, Hana Tivari, Bledar Kasmi, Mehrudin Muçaj, Vesa Dervishi dhe Hadi Resulbegu.
Në disiplinën e ndeshjeve, me medalje të arta janë kurorëzuar Amella Nuti, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Arta Ismailaga dhe Mersida Demiri, me medalje të argjendta Mervana Muçaj dhe Enis Kurti, kurse me medalje të bronzta Abdullah Dervishi, Besart Kuqi, Amar Bakalli dhe Bledar Kasmi.
Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e garuesve për përkrahjen e tyre si dhe të gjithë sponsorët që ua lehtësuan udhëtimin në këtë aktivitet sportiv.
(Kohapress)