Dy trofe dhe 17 medalje për KT “Ulqini”

Garuesit e këtij klubi fituan shtatë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. Ata po ashtu fituan trofeun për vendin e parë në forma dhe për vendin e dytë për kategorinë e kadetëve në ndeshje

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë të shtunën në turneun ndërkombëtar “Kupa e Bosnjes”, që u mbajt në Sarajevë, për disiplinat ndeshje dhe forma.
Garuesit e këtij klubi fituan 17 medalje, prej të cilave shtatë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, si dhe dy trofe për renditjen e përgjithshme.
Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta fituan Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, medalje të argjendta Selma Demiri, Amella Nuti, Eren Karaminxhoja dhe Herona Avdiq, kurse medalje të bronztë Merisa Malokraja.
Ndërkaq, në disiplinën e formave medalje të arta fituan Enes Dushku, Selma Demiri, Gabriel Jankoviq, Leona Lleshi dhe Nehar Daboviq, medalje të argjendta Ajan Brashnjani dhe Amra Dushku, kurse medalje të bronzta Sumeja Bisha, Berina Mustafa dhe Berina Kollari.
Në renditjen e përgjithshme, “Ulqini” fitoi trofeun për vendin e parë në forma dhe për vendin e dytë për kategorinë e kadetëve në ndeshje.
Sipas drejtuesve të KT “Ulqini”, në këtë turne morën pjesë 20 garues të tyre, në mesin e 550 sportistëve të 47 ekipeve nga gjashtë vende të rajonit, sa morën pjesë gjithsej në turne.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat