Dushku shpallet sportisti më i mirë në kategorinë Junior

Gjatë vikendit, me datë 06-07. dhe 07.2024 në Zvicër u organizua turneu ndërkombëtar në sportin e Taekwondo-së Krasniqi “Open 2024”.
Në këtë aktivitet të Taekwondosë u paraqitën mbi 400 sportistë nga 13 vende.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 5 sportistë. Rezultati për sportistët e Ulqinit ishte:
Më i suksesshmi ishte Enes Dushku i cili arriti të fitojë vendin e parë me medalje të artë me tri ndeshje të fituara kundër Italisë, Zvicrës dhe në finale Francës si dhe shpallet sportisti më i mirë në kategorinë Junior.
Me medalje të artë u kurorëzua edhe sportisti Rijad Dervishi, po ashtu me tre ndeshje të fituara. Me medalje të argjendit u kurorëzua sportistja Arta Ismailaga e cila fitoi kundër Francës, pastaj kundër Zvicrës, kurse në finale u mund nga sportistja franceze.
Paraqitje të mirë pati edhe Sara Kraja, mirëpo për shkak të lëndimit u detyrua ta ndërpresë ndeshjen.
Sportistja Amella Nuti u mund në ndeshjen e parë nga sportistja e Francës.
Falënderojmë organizatorët Mërgim dhe Bashkim Krasniqi për mikpritje.

Fikret Dushku

Të fundit

më të lexuarat