Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar 17 medalje dhe dy trofe në Turneun ndërkombëtar “Kakanj Open 2023”, që është mbajtur të shtunën (25 shkurt 2023) në qytetin Kakanj të Bosnje e Hercegovinës.
KT “Ulqini” ka fituar 11 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta.
Medalje të arta kanë fituar Riad Dervishi, Berina Mustafa, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Amra Dushku, Amell Nuti, Denis Çoba, Gabriel Jankoviq, Eren Karaminxhoja, Harun Dervishi dhe Adnan Mekiq, medalje të argjendta Ajan Brashnjani, Hava Malokraja, Enes Dushku dhe Gani Resulbegu, ndërsa medalje të bronzta Erdi Resulbegu dhe Noar Mavriq.
Sportistët më të suksesshëm në disiplinën e ndeshjes, me nga tri ndeshje të fituara, ishin Sara Kraja, e cila është shpallur garuesja më e mirë në kategorinë e juniorëve, dhe Eren Karamanxhoja në kategorinë e pionierëve.
Në disiplinën e formave, sportistët më të suksesshëm të KT “Ulqini” ishin Berina Mustafa dhe Amell Nuti.
Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” ka fituar trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave dhe trofeun e vendit të dytë në disiplinën e ndeshjeve, kategoria e juniorëve.
Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar për mbështetje prindërit dhe sponsorët.
Turneu ka grumbulluar rreth 640 garues të 49 ekipeve nga pesë vende të rajonit, ndërsa KT “Ulqini” është përfaqësuar me njëzet garues.
(Kohapress)