Vizitë vendeve për herë të dytë

Si dikush që parapëlqen të udhëtojë, jo shpesh e kam bërë këtë pyetje: a ia vlen të vizitohet një vend për hërë të dytë? Përgjigja e parë që më ka ardhur në mendje ka qenë po, megjithatë do shpalos argumentet pro dhe kundër kësaj përgjigje. Të vizitosh një vend përsëri, mund të jetë një ide fantastike në qoftë se vendin që e keni vizituar nuk e keni eksploruar mjaftueshëm, për shkak të mungesës së kohës ose buxhetit, apo edhe ndonjë arsye tjetër që ju keni patur. Nga ana tjetër, edhe buxheti mund të jetë një arsye për ta vizituar sërish një vend, veçanërisht nesë është i përballueshëm për ne. Të jemi edhe realistë, vendet e ndryshme në botë çdo vit ofrojnë atraksione të reja për vizitorët apo turistët, me qëllim që kureshtja e tyre për këtë vend të mbahet gjallë. Përveç kësaj, ne kthehemi në një vend të njëjtë, sepse na ka lanë përshtypje, ose sepse vendi na jep ndjesinë e të qenurit familjar, komfort e të sigurt.
Argumenti i parë kundër vizitës përsëri në vendet e njëjta, është monotonia. Një vend duke u stërvizituar mund të bëhët monoton për ne, sepse tashmë nga vizitat e shpeshta e kemi humbur kureshtjen ose vendi ka humbur pjesën e veçantë që ka pasur dikur në sytë tanë. Argumenti i dytë pse mos të kthehesh në një vend që ke parë një herë është ky: pse të kthehesh aty kur bota ka plot vende të reja që presin t’i eksplorosh. Dakord, mund të jetë një kundër-argument paska i dobët, kur pak më lart dhamë argumente pse duhet t’i vizitojmë sërisht vendet ose vendin që kemi parë, por i njëjti faktor vlen për të dyja argumentet, si pro ashtu edhe kundër. E ky element është koha. Supozohet se ju keni një listë me vendet që doni të shihni për vitin 2022 dhe rikthimi nuk ju ndihmon edhe aq që ju t’i hiqni nga lista vendet e tjera që ju kanë ngelur pa vizituar. Buxheti është një kundë-përgjigje tjetër. Të njëjtat para që i harxhon në një vend që e ke parë njëherë, mund t’i harxhosh në një vend tjetër diku në një cep tjetër të botës, thjesht duhet të kërkosh se ku.
E vërteta është se ne mund të ju listojmë po aq kundër-argumente sa argumente, por fundja ju jeni ata që vendosni se sa vlen dhe a do të riktheheni sërish në një vend që keni vizituar më parë.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat