Kotori është një qytet bregdetar në Mal të Zi. Ndodhet në një pjesë të izoluar të Gjirit të Kotorrit. Qyteti ka një popullsi prej 13,510 banorë dhe është qendra administrative e Komunës së Kotorrit.
Ju do të fitoni përvojën tuaj në Kotor duke hyrë në njërën nga tre portat kryesore të Qytetit të Vjetër të Kotorrit: Porta e Lumit (që daton nga viti 1540) në veri, Porta e Jugut (Bastioni Gurdić, shekulli 13 deri në 18), ose Porta kryesore e Detit (1555) në anën perëndimore. Shumica e njerëzve hyjnë përmes Portës së Detit, dhe është e pamundur të mos shihni ndërtesat mesjetare që nga momenti kur ecni. Në të majtë është Sheshi Kryesor (Trg od Oružja) i Stari Grad, ku do të shihni Kullën e Sahatit mbresëlënëse (1602).
Nga atje, zgjidhni një drejtim, filloni të ecni dhe humbni në labirintin e rrugëve simpatike të Stari Grad (Qyteti i vjeter). Qyteti i Vjetër është çuditërisht i vogël, kështu që edhe nëse çorientoheni pak, thjesht vazhdoni, dhe do të përplaseni me në një nga atraksionet kryesore të Kotorrit dhe do të kuptoni se ku jeni. Nëse keni kohë të kufizuar, atëherë ju sugjerojmë të bashkoheni me ndonjë guidë duke ecur në këmbë për të parë pamjet kryesore.
Nëse jeni adhurues i kishave historike, atëherë do të pëlqeni arkitekturën në Kotor! Kishat brenda Qytetit të Vjetër, që datojnë që nga shekulli i 14-të dhe janë të hapura për publikun për t’u eksploruar. Kishat më të bukura për të vizituar janë kisha Ortodokse Serbe “Kisha Shën Nikolla, Kisha Shën Luka dhe Kisha Shën Ana’’.
Hiking në Kalanë e San Giovannit , është një nga gjërat më joshëse për të bërë në Kotor. 1355 hapa ju ndjekin përpjetë kodrës ngjitur me Qytetin e Vjetër, duke siguruar pamje absolutisht epike të Gjirit të Kotorrit. Duhen vetëm 45 minuta ngjitje, dhe nuk është aspak rrugë e lehtë dhe 30 minuta për t’u rikthyer poshtë. Shkëmbinjtë janë të rrëshqitshëm dhe nëse shkoni kur dielli është në zenitin e tij, nxehtësia do t’ju lodhë. Sidoqoftë, pamjet ia vlejnë çdo sekondë dhimbjeje!
Për t’a bërë më të lehtë shëtitjen, sigurohuni që të vishni rroba të përshtatshme, merrni ujë dhe të shkoni në mëngjes para se dielli të kalojë mbi mal. Shumica e njerëzve kalojnë dy orë ose më shumë në total me të gjitha ndalesat e fotografitë të përfshira. Nëse hiking nuk është mjaft sfiduese për ju, atëherë mund të udhëtoni edhe me biçikletë poshtë malit teksa shijoni pamjet e mrekullueshme !
Një nga gjërat më të njohura (dhe më të vlefshme) për të bërë në Kotor është të lundrosh në një skaf motorik në Gjirin e Kotorrit tepër piktoresk.
Për një mënyrë miqësore me mjedisin për të eksploruar Gjirin e Kotorrit provoni të vozisni në një kajak. Për të marrë me qira një kajak (ose biçikletë), provoni Kotor Bay Tours ose shikoni për një guidë që ofron udhëtime me kajak. Çfarë do të ishte një pushim, pa kaluar ca kohë duke u rrezitur në plazh? Plazhi kryesor i Kotorrit ndodhet pesë minuta më këmbë në veri të Qytetit të Vjetër, pranë Portit të Kotorrit dhe Parkut Sloboda. Pra mundësitë që sjell Kotorri janë të shumta: nga hiking në male e deri te noti në plazhi, me kajak me biçikletë apo edhe këmbe janë arsyet pse Kotorrin duhet t’a vendosin tek ‘’lista e vendeve për ta vizituar’’.
Donika Lulgjuraj