Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sydneyt.
Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutimin e saj në Australi me operën Traviata me Sidney Opera House, transmeton KP.
Premiera e kësaj operë në Australi do të jetë të premten në mbrëmje, sipas kohës lokale.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nisë me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.