Instrumentistët dhe grupacionet më të vogla të muzikës së dhomës trio, kuartete apo kuintete të këtij ansambli kanë bërë një performancë serioze, duke dëshmuar përpos talentit edhe traditën muzikore të Gjakovës, qytetit nga vijnë
Ulqin – Ansambli i Muzikës Kamertale “Pirolo” nga Gjakova shfaqi të shtunën mbrëma koncert të muzikës klasike në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës në Ulqin.
Muzikantët e rinj nga Gjakova, pjesë të këtij ansambli, bashkë me dy instrumentistët nga Zvicra, Ola Sendecki në violinë dhe Lukas Raaflaub në violonçel, shpalosën talentin e tyre në fushën e interpretimit muzikor, duke kënaqur publikun e pakët në numër, i cili pas çdo pike ka duartrokitur për ekzekutimin mjeshtëror.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore