Në Galerinë “Schröder” të Augsburgut është hapur ekspozita përkujtuese nga miqtë artistë të Gjelosh Gjokajt.
Bëhet e ditur se kujtime nga jeta e Gjeloshit evokuan: Oliver Kautz, kritik i artit pamor dhe galeristi Schröder.
“Veprat e ekspozuara janë kryesisht nga koleksionet tona , miq të Gjeloshit…”, ka bërë të ditur njëri nga miqtë e Gjokajt, Halil Kçiku, i cili po ashtu ka njoftuar se kjo ekspozitë do të rri e hapur deri më 13 shkurt.
Kçiku njihet edhe për monografinë e shkruar për artistin Gjelosh Gjokaj “Maestro-Gjelosh Gjokaj”, libër i cili u promovua në vitin 2011.