Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të mbajë koncert në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për herë të parë, shkruan azernews. Kjo webfaqe ka shkruar tutje për Duan, duke treguar se është shqiptare dhe ka theksuar edhe sukseset e saj të deri tanishme.
“New Love” e “Be the One” janë hitet e para të këngëtares, që albumin e parë do ta lansojë në qershor të këtij viti. Biletat për koncertin e Duas do të kushtojnë nga 35 deri 105 dollarë, dhe shumë shpejt do të dalin në treg.