Nëse bëhet një studim pak më i thellë i librave të shenjtë, njeriu do të arrijë në përfundim se ekziston një kontinuitet i mesazhit hyjnor dhe një konsensus mes besimeve se Zoti krijoi gjithçka për njerëzimin
Perëndia para se të krijojë njerëzimin përgatiti të gjitha parakushtet që njeriu të ketë mundësinë të jetojë një jetë të lumtur dhe të qetë në këtë botë. Por, duke patur parasysh se njeriu vjen në këtë botë për herë të parë, dhe se do të ndodhet i rrethuar me shumë të panjohura, Zoti i ofron edhe mesazhin e tij, ku njerëzimi do të gjejë udhëzime, këshilla dhe historikun e së kaluarës, që të munde të shfrytëzojë më së miri gjithçka nga bota dhe sërish asgjë të mos prishet.
Temë e këtij shkrimi nuk është puna dhe veprimtaria e Zotit, sepse për këtë flasin librat e shenjtë dhe shumë studiues dhe hulumtues të ekzistencës së tij, por temë e këtij shkrimi është fenomeni për të cilin flet Zoti në kaptinën për njerëzimin. Duke patur parasysh se Zoti i njerëzimit nuk flet kot, nuk flet për gjëra të parëndësishme dhe të pahetueshme, ndërsa në thelb prej aty buron jeta dhe vdekja e njerëzimit. Sipas këtij rekomandimi, Zoti kërkon nga njerëzit që ata të kërkojnë mbrojtje nga një kategori njerëzish që e përfaqësojnë djallin në mesin e njerëzve, pëshpëritësit që fshihen, apo njerëz të cilët fusin dyshime në shpirtin e njerëzve. Fatkeqësia bëhet edhe më e madhe kur duhet të besojmë se ajo kategori njerëzish mund të jenë edhe vetë politikanët, që duhet të jenë udhërrëfyes për popullatën në përgjithësi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

