Opozita qytetare edhe në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera të mëparshme, u tregua e ndarë, jo kompakte dhe e pafuqishme të marrë vendim të përbashkët serioz, siç është zgjedhja e kreut të shtetit. Ideja e saj (opozitës) për një kandidat jopartiak për kryetar të shtetit në zgjedhjet presidenciale dështoi përfundimisht
Qytetarët e Malit të Zi më 15 prill 2018 do të dalin në vendvotime për të zgjedhur kryetarin e shtetit. Deri në ditën e votimit mbetën vetëm një muaj. Të gjitha forcat politike ende nuk kanë zgjedhur kandidatët nga radhët e tyre. Opozita dhe pozita një kohë të gjatë dukeshin sikur të kishin rënë në gjumë të thellë. Krahu i opozitës për habi shpenzoi pak kohë e energji në kërkim të një kandidati të përbashkët, i cili sipas tyre do të dilte fitues në këto zgjedhje përballë kandidatit të partisë më të madhe politike në vend , Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila tash 28 vite mban timonin e drejtimit të shtetit. As PDS-ja nuk u tregua aktive në këtë proces.
Opozita qytetare edhe në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera të mëparshme, u tregua e ndarë, jo kompakte dhe e pafuqishme të marrë vendim të përbashkët serioz, siç është zgjedhja e kreut të shtetit. Ideja e saj ( opozitës) për një kandidat jopartiak për kryetar të shtetit në zgjedhjet presidenciale dështoi përfundimisht. Deri në mbyllje të këtij shkrimi, nga radhët e opozitës kemi katër kandidatura të propozuara.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “806” të revistës Koha Javore

