VOA për shqiptarët

13 Maji i këtij viti shënoi 75-vjetorin e themelimit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, ndonëse Zëri i Amerikës si ent i qeverisë amerikane për transmetime ndërkombëtare në anglisht dhe në shumë gjuhë të tjera botërore kishte filluar transmetimet për herë të parë me një program prej 15-minutash në gjermanisht – më 1 shkurt 1942, nga një studio në qytetin e Nju Jorkut — vetëm shtatë javë pasi Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore. Programi i parë i VOA-s filloi me fjalët e folësit Uilliam Hejl: “Po ju sjellim zërat nga Amerika.”

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Sot dhe për çdo ditë, ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira për ne. Ose lajmet mund të jenë të këqija. Por ne do t’ju themi të vërtetën.” Ndërkaq, ç ‘prej vitit 1976, këto fjalë janë mishëruar në Kartën e Zërit të Amerikës, në dokumentin që detyron me ligj Zërin e Amerikës që të “Shërbejë si burim i besueshëm dhe i mirë-informuar lajmesh”. Për më tepër, ky ligj detyron VOA-n që transmetimet e sajë të jenë, “Të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”. Në këtë frymë saktësie, objektiviteti dhe gjithëpërfshirjeje ka vepruar edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, për çdo ditë dhe për çdo program që ka transmetuar për 75-vjetë tani, gjithmonë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve anembanë trojeve të tyre autoktone.
Ashtu si gjatë 75-viteve të ekzistencës së tij, me të njëjtin përkushtim ndaj së vërtetës dhe besueshmërisë në emisionet e tij dhe angazhimit për liri e demokraci, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe edhe sot vazhdon të komunikojë me botën shqiptare kryesisht nëpërmjet programit televiziv “Ditari”, por edhe nëpërmjet materialeve “online”, si edhe platformave të tjera siç është “facebook”, duke furnizuar shikuesin dhe lexuesin shqiptar në vendlindje por edhe e anembanë botës, me lajme, analiza dhe intervista nga Amerika, nga bota por edhe nga korrespondentët e Zërit të Amerikës anembanë trojeve shqiptare, mbi ngjarjet në rajon.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat