Donald Tusk
Viti 2016, do të hyjë në historinë e Evropës si koha e përpjekjes për të ruajtur unitetin politik, sistemor dhe social të Bashkimit Evropian, si një bashkësi vendesh, njerëzish dhe vlerash. Ajo qe një kohë e pasigurisë dhe e dështimeve tejet të dukshme. Por ishte gjithashtu një vit i shënuar nga arritjet reale.
Mbi të gjitha, vota e Mbretërisë së Bashkuar në muajin qershor për të dalë nga BE, mbetet e fiksuar si një zhgënjim i hidhur. E megjithatë pati edhe një konsensus të ri pan-evropian për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, së bashku me përfundimin e Marrëveshjes Ekonomike dhe Tregtisë Gjithëpërfshirës (CETA) me Kanadanë, që meriton një lloj optimizmi të përmbajtur.
Shumica e problemeve me të cilat është përballur BE-ja për një farë kohe, nuk janë zgjidhur plotësisht.
Kriza e emigracionit, tensionet me Rusinë lidhur me Ukrainën dhe kërcënimet e tjera të sigurisë së jashtme dhe të brendshme, vazhdojnë të testojnë unitetin dhe efikasitetin tonë – dhe kjo do të vazhdojë edhe gjatë 2017-ës. Ajo që ne dimë nga viti 2016, është se ndryshimi i madh shtrihet përpara – shqetësues, ende i paidentifikuar, por një ndryshim megjithatë qartazi i dukshëm.
Në fakt, lloji i ndryshimit që është duke ndodhur dhe do të ndodhë në të ardhmen, është duke shtangur parashikuesit politikë. Ka kaluar shumë kohë qëkur realiteti është tallur mizorisht me ekspertët, dhe parashikuesit e zgjedhjeve, madje edhe në kontekstin afatshkurtër të zgjedhjeve të ardhshme apo referendumeve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore