Stina e verës në Malësi krahasur me një vit më parë, fatmirësisht është ndryshe. Ky sezon veror nuk ngjan në atë të vitit të kaluar ku për shkak të masave të ashpra kufizuese, vendi dukej i zymtë dhe dinamika e jetës zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme.
Këtë vit vendi ka marrë një imazh tjetër. Jeta gjallëron këndshëm, ashtu siç ishim mësuar t’a jetojnë në kohën para pandemisë globale e cila gjunjëzoi njerëzimin.
Shikuar nga të gjitha aspektet, vërehet se jeta i është rikthyer normalitetit të dikurshëm, ku njerëzit frekuentojnë bare e restorante, evenimente të ndryshme shoqërore, dasma dhe aktivitetete të tjera të cilat janë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Ajo çfarë ia shton edhe më shumë gjallërinë vendit këtë verë janë turistët, bashkatdhetarët tonë të cilët në një numër mjaft të madh po qëndrojnë këtë vit në vendlindje të tyre, Malësi, duke shijuar të gjitha ato të mira të cilat i ofron Malësia gjatë stinës së verës.
Në këtë kuadër, nuk duhen anashkaluar aktivitetet të cilat këtë vit po organizohen në Malësi e që padyshim i japin stinës së verës një mozaik të larmishëm, ku komuniteti vendas ka mundësi që të shijojë një verë ndryshe me aktivitete të natyrës kulturore, artistike, letrare e argëtuese.
Referuar këtyre aktiviteteve të cilat janë organizuar javë më parë, mund të përmendim ekspozitën, “Kolonia Artistike – Gjelosh Gjokaj”, ku krijimtarinë e tyre e prezatuan mbi njëzetë piktorë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Se Malësisë këtë vit i është rikthyer gjallëria dhe jeta normale e dëshmojnë edhe darsmat dhe ahengjet e ndryshme familjare të cilat vitin e kaluar ishin tërësisht të ndaluara.
Gjithashtu, vërehet edhe shtim dukshëm më i madh i pushuesve si vendas ashtu edhe të huaj të cilët ditët e nxehta të verës kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë brigjeve të Cemit dhe të Detit Adriatik
Sezoni veror po gjallëron edhe me aktivitete për më të vegjlit. Siç njoftuan nga Komuna e Tuzit, nga data 21 deri më 23 korrik u mbajt në Vitojë kampi për fëmijë, aktivitet ky argëtues dhe edukativ për fëmijët nga Malësia dhe bashkëmoshatarët e tyre nga diaspora.
Ndërkaq, edhe në periudhën në vazhdim, nga pushteti lokal është njoftuar se do të ketë një mori aktivitetetesh të ndryshme shoqërore si: mbrëmje letrare, kulturore e argëtuese të cilat do të organizohen përgjatë Malësisë.
Ajo çfarë ia shton edhe më shumë gjallërinë vendit këtë verë, janë turistët, bashkëatdhetarët tonë të cilët në një numër mjaft të madh po qëndrojnë këtë vit në vendlindje të tyre, Malësi, duke shijuar të gjitha ato të mira të cilat i ofron Malësia gjatë stinës së verës
Megjithatë, nuk duhet lënë në harresë se ende ndodhemi nën masa kufizuese për parandalimin e koronavirusit, dhe padyshim se edhe realizimi i këtyre aktiviteteve duhet të bëhet në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.
Se Malësisë këtë vit i është rikthyer gjallëria dhe jeta normale e dëshmojnë edhe darsmat dhe ahengjet e ndryshme familjare të cilat vitin e kaluar ishin tërësisht të ndaluara.
Gjithashtu, vërehet edhe shtim dukshëm më i madh i pushuesve si vendas ashtu edhe të huaj të cilët ditët e nxehta të verës kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë brigjeve të Cemit dhe të Detit Adriatik.
t. u.
