Vdis që të të nderoj

Bëjmë mirë që nderojmë njerëzit e shquar kur ndahen nga jeta, por do të bënim edhe më mirë t’i nderojmë ata më shumë edhe kur janë gjallë. Kësaj të vërtete dua t’i shtoj edhe fjalët që ka pohuar Aleksandri i Madh: “ Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument”

Gjekë Gjonaj

Në ceremoninë mortore të piktorit të mirënjohurë shpitar, maestro  Rudi Gogës në Ulqin, m’u kujtuan fjalët e një shkrimtari anglez që ka thënë:” Më mirë u thoni fjalët e mira njerëzve të mirë kur janë gjallë, sesa t’u ngrini një monument pas vdekjes…”  Vërtetë është shqetësuese  që figurave të shquara   në fushën e artit e të letrave sa janë gjallë nuk u bëjmë nderimet që meritojnë. Dhe vetëm  kur ndahen nga jeta, na bie ndërmend t’i themi disa fjalë të mira për ta. Sikur atë ditë po na “ digjet shpirti për kapedanin e pavdekshëm”.   Në këtë mënyrë po krijojmë  traditën që njerëzit e dalluar duhet të vdesin, që t’i kujtjmë e t’i nderojmë, Në fakt, kështu po ndodh, për fat të keq.  Respekti i duhur dhe i merituar për ta sa janë gjallë  mungon, përjashto rastin për ndonjë, të cilëve u shkruajmë ndonjë artikull me disa radhë në ndonjë gazetë, duke e bërë të pranishëm mendimin e popullit “ vdis që të të dua” . Të njohur në botë, por jo në shtëpi. Ky është realiteti ynë i hidhur.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “764” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat