Vazhdimi i rrugës së trasuar

Shefi i zyrës së BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, duke folur për përparimet e Malit të Zi në procesin e integrimeve kërkoi që sa më parë të mbyllet procesi ndaj grupit terrorist që synoi destabilizimin e Malit të Zi. “Është shumë e rëndësishme që hetimet të japin rezultate të qarta dhe të mënjanohen dilemat dhe paqartësitë ndaj këtij rasti”, tha Orav. Reagimi i tij vjen pasi që, ditë më parë, Prokuroria Shtetërore e Malit të Zi paraqiti fletarrestime ndërkombëtare për dy shtetas rusë dhe tre shtetas serbë

Ali Salaj

Podgorica zyrtare beson se ky vit do të jetë në shenjë të integrimeve evro-atlantike, gjë që Malit të Zi do t’i sjellë qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim rajonal.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vuri në dukje se Mali i Zi ka shënuar disa suksese të rëndësishme dhe historike për të ardhmen e vendit.
“18 shtete anëtare kanë bërë ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u pranuar në NATO, ndërkohë në procesin e bisedimeve me BE-në janë hapur 26 kapituj që tregojnë gatishmërinë e Malit të Zi për të vazhduar rrugën e trasuar drejt integrimeve”, tha ai.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat