Vazhdim i defaktorizimit të partive shqiptare

Këto zgjedhje kanë dëshmuar se në skenë kanë dalë edhe aktorë të rinj politikë, si Lëvizja Evropa tani!, që me të drejtë mund të konsiderohet befasi dhe fituese e këtyre zgjedhjeve duke pasur parasysh se vetëm pak kohë më parë është themeluar si parti politike dhe nuk është e shtrirë në të gjitha komunat në Mal të Zi. Por politika populiste e kësaj force të re politike, e kryesuar nga dy liderë të rinj politikë, ish-ministra në Qeverinë e mëparshme të Malit të Zi, të njohur për programin “Evropa tani!”, i ka joshur votuesit

Ismet Kallaba

Zgjedhjet e pjesshme lokale që janë zhvilluar të dielën në Mal të Zi janë pasqyrë e situatës politike dhe vazhdimësi e ndryshimeve politike që kanë ndodhur në këtë vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se ka vijuar rënia e Partisë Demokratike të Socialistëve, gjë që nuk përbën ndonjë çudi sepse kjo është forca reale e kësaj partie politike. Dihet tashmë se derisa ka qenë në pushtet PDS ka shfrytëzuar format dhe mekanizmat e ndryshme për sigurimin e votave, përfshirë edhe ato të jashtëligjshme.

Fitorja e forcave proserbe apo i atyre pak më të moderuara por të afërta me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe paraqet rrezik real për të ardhmen e Malit të Zi. Vendnumërimi në proceset integruese euroatlantike gjatë dy viteve të fundit do të vijojë duke rrezikuar rrugën evropiane të Malit të Zi


Trupi votues e ka ndëshkuar po ashtu politikën e Lëvizjes Qytetare URA dhe të Partisë Popullore të Socialistëve të cilat, ndonëse qeverisin në nivel shtetëror nuk kanë pasur ngritje, por përkundrazi në disa komuna kanë pësuar rënie, si në kryeqytetin Podgoricë. Nga ana tjetër, këto zgjedhje kanë dëshmuar se në skenë kanë dalë edhe aktorë të rinj politikë, si Lëvizja Evropa tani!, që me të drejtë mund të konsiderohet befasi dhe fituese e këtyre zgjedhjeve duke pasur parasysh se vetëm pak kohë më parë është themeluar si parti politike dhe nuk është e shtrirë në të gjitha komunat në Mal të Zi. Por politika populiste e kësaj force të re politike, e kryesuar nga dy liderë të rinj politikë, ish-ministra në Qeverinë e mëparshme të Malit të Zi, të njohur për programin “Evropa tani!”, që bëri të mundur rritjen e pagës minimale në Mal të Zi në 450 euro si dhe rritjen e pensionit minimal në Mal të Zi, i ka joshur votuesit, pavarësisht se kjo politikë ekonomike duke marrë borxh dhe duke e rritur borxhin publik, sipas ekspertëve financiarë do të ketë pasoja për të ardhmen e Malit të Zi.

Mospjesëmarrja e partive shqiptare në këto zgjedhje lokale (me përjashtim të Alternativës Shqiptare, që mori pjesë në koalicion me Lëvizjen Qytetare URA në zgjedhjet lokale në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, dhe UDSH-së që mori pjesë në koalicionin e kryesuar nga PDS në Podgoricë) përbën një gabim politik. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare vijojnë tkurrjen dhe getoizimin e tyre duke u lënë hapësirë dhe lëshuar terren partive të ashtuquajtura qytetare që të depërtojnë akoma më thellë në trupin votues shqiptar


Fitorja e forcave proserbe apo i atyre pak më të moderuara por të afërta me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe paraqet rrezik real për të ardhmen e Malit të Zi. Vendnumërimi në proceset integruese euroatlantike gjatë dy viteve të fundit do të vijojë duke rrezikuar rrugën evropiane të Malit të Zi.
Sa u përket partive politike shqiptare, ato vijojnë defaktorizimin e tyre në skenën politike në Mal të Zi. Mospjesëmarrja e partive shqiptare në këto zgjedhje lokale (me përjashtim të Alternativës Shqiptare, që mori pjesë në koalicion me Lëvizjen Qytetare URA në zgjedhjet lokale në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, dhe UDSH-së që mori pjesë në koalicionin e kryesuar nga PDS në Podgoricë) përbën një gabim politik. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare vijojnë tkurrjen dhe getoizimin e tyre duke u lënë hapësirë dhe lëshuar terren partive të ashtuquajtura qytetare që të depërtojnë akoma më thellë në trupin votues shqiptar. Copëzimi i partive politike shqiptare në Malin e Zi është pasojë e degradimit të organizimit politik të shqiptarëve në Malin e Zi. Sepse nëse dikur kishim një apo dy parti politike shqiptare, të cilat kishin votues dhe ishin të organizuara në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, sot pjesa më e madhe e partive shqiptare mund të cilësohen si parti lokale, të organizuara politikisht në një, eventualisht dy komuna ku jetojnë shqiptarët.
Megjithëse zgjedhje për qeverisjen vendore, për shkak të rëndësisë së tyre, zgjedhjet e së dielës, sidomos beteja për Podgoricën, me të drejtë janë konsideruar si barometër për të matur mbështetjen e forcave politike në nivel të vendit. Pas këtyre zgjedhjeve lokale jemi një hap më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që me siguri do të mbahen në fillim të vitit tjetër (2023).

Të fundit

më të lexuarat