
Sigurimi i ushqimit lidhet fort me mbijetesën njerëzore, por edhe me zhvillimin e mirëqenien e përgjithshme. Me evolimin e qenieve humane, ka ndryshuar edhe prodhimi ushqimor si në sasi, si në llojshmëri, por megjithëkëtë uria në botë mbetet në nivele shqetësuese. Uria është e lidhur drejtpërdrejt me mungesën e ushqimit, ku sipas raportit të OKB-së, ky term përdoret për të përcaktuar periudhat kur popullatat përjetojnë pasiguri të rëndë ushqimore, që do të thotë se ata kalojnë ditë të tëra pa ngënë për shkak të mungesës të parave, mungesës së aksesit në ushqim ose në burime të tjera. Me urinë ka të bëjë edhe kequshqyrja, e cila ndodh kur një person konsumon më pak se 1.800 kalori në ditë. Por jo vetem kaloritë e pakëta nënkuptojnë kequshqyerje, mangësia në energji, vitamina, proteina dhe minerale thelbësore përbëjnë kequshqyerjen.
Ironik është fakti se në mbarë botën prodhohet më tepër sesa mjaftueshëm ushqim për të ushqyer të gjithë popullsinë globale, por deri në 811 milionë njerëz ende mbeten të uritur. Me këto nivele të urisë, nga kjo janë të prekur 9.9% e njerëzve në të gjithë botën. Në vitin 2015, OKB-ja pat publikuar një raport ku dëshmonte përparimin e bërë në luftën kundër urisë në botë. Pastaj, nëse kequshqyerja prekte 15% të njerëzve, në vitin 2019 kjo shifër ra në 8.9%. Kjo gjendje u përkeqësua përgjatë vitit të parë pandemik, 2019-2020, ku kequshqyerja u rrit me 161 milionë. Përveç pandemisë së Kovid-19, në këtë krizë ndikuan edhe konfliktet e ndryshimet klimatike.
Sipas “The Borgen Project”, zgjidhjet më të mira për eliminin e urisë në botë janë: ushqimi i qëndrueshëm, i cili mund të realizohet me financimin e projekteve, ku vetë njerëzit të prodhojnë ushqim për vetën. Kjo do të bënte që vendet e varfra të mos të ishin aq të varuara nga ndihmat e vendeve të huaja, pasi ato janë të afta ta krijojnë ushqimin e tyre, dhe kështu mund të kenë furnizim të qëndrueshëm me ushqim. Qasjet në kredi janë githashtu ndihmesë për krijimin e industrive, si për shembull të fermave. Kjo do të thotë më shumë depozita të qëndrueshme për njerëzit si dhe për zhvillimin ekonomik të kombeve
Por çfarë mund të bëhet për të përmiësur këtë situatë?
Sipas “The Borgen Project”, zgjidhjet më të mira për eliminin e urisë në botë janë: ushqimi i qëndrueshëm, i cili mund të realizohet me financimin e projekteve, ku vetë njerëzit të prodhojnë ushqim për vetën. Kjo do të bënte që vendet e varfra të mos të ishin aq të varuara nga ndihmat e vendeve të huaja, pasi ato janë të afta ta krijojnë ushqimin e tyre, dhe kështu mund të kenë furnizim të qëndrueshëm me ushqim. Qasjet në kredi janë githashtu ndihmesë për krijimin e industrive, si për shembull të fermave. Kjo do të thotë më shumë depozita të qëndrueshme për njerëzit si dhe për zhvillimin ekonomik të kombeve. Donacionet, si me para si me ushqime, po ashtu kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në zvogëlimin e urinë në botë, prandaj është e rëndësishme të japim një dorë ndihmë. Një tjetër armë e mirë kundër urisë është arsimimi, pasi arsimi nënkupton mundësi më të mira dhe më shumë akses në të ardhura dhe ushqim. Ndryshimi social gjithashtu është një zgjidhje ndaj urisë, çështje të tilla sociale si parandalimi i konflikteve dhe luftërave përbëjnë një faktor themelor në parandalimin e urisë. Të tjera mjete dhe forma që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjës së urisë në botë, janë edhe fuqizimi i grave, edukimi për kontrollin e lindjes si dhe ndërhyrjet e qeverisë me ndihma për vendet e huaja.