Shqiptarët sot gjenden në “udhëkryqin historik” dhe ballafaqohen me rrezikun që t’i humbin ose zbehin fitoret e fundshekullit të kaluar. Jam i bindur se përkundër faktit që Kosova u bë shtet i pavarur me probleme të theksuara të sigurisë dhe të funksionalitetit duke u çliruar nga okupimi njëshekullor serb dhe faktit që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe aspirante për t’u bërë anëtare e BE-së, gjendja aktuale e shqiptarëve nuk është në nivel të sfidave të kohës në shumë drejtime
Më 11 mars në Ulqin, Instituti i Komunikimit “Medius” nga Tirana, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” organizuan debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”.
Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj organizatorët e këtij debati të ashtuquajtur publik, pasi gjatë tërë kohës panelistët debatonin në mes vedi dhe ajo që pata mundësi të dëgjoj për pak kohë deri sa isha pranishëm, ishte shqetësimi i tyre lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, Në pamundësi që të isha pjesë e këtij debati, shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij shkrimi modest t’i shpreh mendimet personale rreth temës në fjalë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “807” të revistës Koha Javore

