Udhëheqës dhe frymëzues i të drejtave civile

Në Shtetet e Bashkuara u shënua dita kushtuar Martin Luther King-ut, predikuesit protestant, aktivistit dhe udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968. Është kjo një festë federale që shënohet çdo vit anembanë Shteteve të Bashkuara, të hënën e tretë të Janarit, e që përkon me ditëlindjen e tij më 15 të këtij muaji. Martin Luther King-u njihet në historinë amerikane dhe botërore për rolin e tij paqësor në avancimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut duke përdorur taktika dhe mjete paqësore, përfshirë mosbindjen civile, bazuar në besimin e tij të krishterë dhe frymëzuar nga aktivizmi i padhunë i Mahatma Gandhit. Për veprimtarinë e tij paqësore, në mbështetje të të drejtave civile për afrikano-amerikanët, gjatë të 50-ave dhe 60-ave, atij iu akordua Çmimi Nobel për Paqe, duke u bërë kështu personi më i ri që mori këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar, në vitin 1964

Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

Dita kushtuar Dr. Martin Luther King-ut është një festë dhe ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, ashtu siç janë edhe festat e tjera federale dedikuar presidentëve të Amerikës ose datave kyçe të historisë amerikane, siç është Dita e Pavarësisë. Sidomos në këtë ditë, media të ndryshme amerikane, përfshirë stacionet televizive, me këtë rast, kujtuan këtë burrë të madh duke i sjellur publikut fjalime dhe citime frymëzuese të këtij personaliteti të historisë së Shteteve të Bashkuara. Citimet dhe fjalimet e tij, megjithëse shqiptuar gjysmë shekulli më parë, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “799” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat