Treni pa itinerar

Udhëtimi i trenit me parullën që, në të gjitha gjuhët e përdorura është njëjtë “e bindshme”, ka treguar se politika beogradase karshi Kosovës nuk ka lëvizur prej hekurudhës qorre, në të cilën ndodhet tashmë një shekull

Miodrag Vlahoviq
Treni, të cilin autoritetet serbe e dërguan me pompozitet drejt Mitrovicës, nuk arriti në destinacionin përfundimtar. Arsyeja është e thjeshtë: ashtu nuk udhëtohet sot nga Serbia në Kosovë. Edhe nëse një mjet i tillë laraman i transportit shërben për transport njerëzish, e jo vetëm për një propagandë të kushtueshme afatshkurtër.
E zbukuruar me freska nga manastiret serbe dhe mbishkrimet në shumë gjuhë se Kosova është Serbi, treni ka mbërritur deri në Rashkë dhe ka qëndruar mjaftueshëm për ta krijuar përshtypjen se drejtuesit në Beograd e kanë ditur se kjo “manovër demonstruese” do të përfundojë ashtu si përfundoi, duke u kthyer në kryeqytetin e Serbisë.
Cili është rezultati, efekti, porosia?
Sot është e qartë, pas të gjitha reagimeve zyrtare dhe reagimeve të tjera në Serbi, por edhe në qarqet ndërkombëtare, se dikush ka dashur, para së gjithash, ta testojë gatishmërinë e autoriteteve kosovare për t’i bërë ballë këtij provokimi. Përgjigjja është marrë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat